Google search engine
Home Politike Drejtesi Arjana Liço sot para KPA/ Të dorëhequrit betejë me vetingun për t’i...

Arjana Liço sot para KPA/ Të dorëhequrit betejë me vetingun për t’i shpëtuar përjashtimit me 15 vite nga drejtësia

0
389

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga sistemi i drejtësisë, kanë nisur një betejë të fortë me procesin e vetingut, pasi kërkojnë që të mos përjashtohen për 15 vite nga sistemi. Pak ditë më parë ishin Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Eneida Civici, të cilat dolën para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku kërkonin që të hiqej pjesa e ndalimit për 15 vite. Pas dorëheqjeve të tyre KPK mori vendimin për të ndërprerë vetingun, por sanksioni se për 15 vitet e ardhshme nuk mund të hyjnë në sistem. Të njëjtën rrugë ka ndjekur dhe gjyqtarja Arjana Liço. Kjo fundit u dorëhoq pak kohë më parë, ndërsa emri i saj është i njohur në media pasi persona të paidentifikuar i dogjën makinën muaj më parë. Sot Liço do të dalë para KPA. “Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.06.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 12:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar të metat e procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço, të dëgjohet e të paraqesë provat dhe argumentet e saj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj”, njoftoi KPA. Kohët e fundit ka shumë të dorëhequr nga sistemi, pasi është një manovër që po përdoret për të shmangur shkarkimin dhe ndoshta hetimet nga prokuroria më pas nëse ka probleme me pasurinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here