Google search engine
Home Aktualitet Turma niset drejt Kryeministrisë, protestuesit shtrihen në tokë me duart pas kokës

Turma niset drejt Kryeministrisë, protestuesit shtrihen në tokë me duart pas kokës

0
236

Grupi i protestuesve pas grumbullimit te sheshi “Skënderbej” me thirrjet “Duam drejtësi” dhe “Ne jemi Klodiani” janë drejtuar drejt Kryeministrisë.

Në një moment protestuesit ndaluan duke u shtrirë para ministrisë së Brendshme me duart pas si simbolikë që nuk kanë frikë nga arrestimet.

Tensioni nuk ka munguar, pasi në disa momente janë hedhur drejt pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej” disa kapsolla. 

Më pas me thirrjet “Rama ik” dhe “Të largohet Ardi Veliu” u drejtuan për te selia e qeverisë. 

Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pranë shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here