Google search engine
Home Aktualitet Protestuesit kthehen sërish në sheshin “Skënderbej”

Protestuesit kthehen sërish në sheshin “Skënderbej”

0
275

Një njësi e FNSH me një autobot uji ka ndjekur një pjesë të protestuesve të cilët pas shpërndarjes përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë zhvendosur përgjatë unazës, në drejtim të zonës së Shallvareve duke u rikthyer më tej në sheshin “Skenderbej”.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejti e shtynë turmën për ta shpërndarë, por nga asnjëra prej palëve nuk ka kryer reagime apo veprime agresive.

Kujtojmë se protesta e sotme nisi në mënyrë të paqësore, por në momentin që protestuesit mbërritën përpara Drejtorisë së Policisë, ndaj tyre u përdor gazi lotsjellës dhe uji. Protestuesit kanë kërkuar lirimin e personave të ndaluar gjatë këtyre dy ditëve. Ndërkohë në zonën e bulevardit, situata paraqitet e qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here