Google search engine
Home Aktualitet Poston fotot e mjekëve që i mposhti COVID-19, Kalo: 24 yje që...

Poston fotot e mjekëve që i mposhti COVID-19, Kalo: 24 yje që do na mungojnë

0
305
tritan kalo

Mjekët dhe infermierët që kanë humbur betejën me COVID-19 kanë tronditur thellë jo vetëm familjarët por dhe kolegët e tyre me të cilët e nisën betejën bashkë.

Mjeku i njohur e i dashur Tritan Kalo i ka kujtuar me foto secilin prej tyre duke i quajtur “24 yjë që do të na mungojnë”

POSTIMI I DR. KALOS

“KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here