Google search engine
Home Aktualitet Në orën 18:00 të gjithë tek sheshi “Skënderbej”, zbardhen 4 kërkesat e...

Në orën 18:00 të gjithë tek sheshi “Skënderbej”, zbardhen 4 kërkesat e protestuesve

0
242

Vazhdojnë  protestat për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Është aktivisti Genc Sejko, ai që ka shpërndarë sërish banderolën kryesore për protestën e sotme. Bëhet me dije se të gjithë protestuesëve u kërkohet që të mblidhen në sheshet kryesore të vendit për të nisur protestën në orën 18:00 të pasdites.

Kërkesat e protestuesëve kësaj herë janë katër:

Jo dhunës policore; Lironi shokët tanë; Shkarkoni Ardi Veliun dhe Reformim të Policisë së Shtetit.”

Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here