Google search engine
Home Aktualitet Ja cilat janë5 zonat më të nxehta të Covid në Tiranë

Ja cilat janë5 zonat më të nxehta të Covid në Tiranë

0
223

“Do të vëzhgojmë të gjithë elementët aty ku kemi grumbullime masive, ku kemi rini që grumbullohet më shumë, baret, restorantet jo vetëm tek pjesa e Bllokut dhe shpërndarjen gjeografike të pozitivitetit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar.”

Kjo deklaratë e anëtares së Komitetit të Ekspertëve u shoqëruar me masa kufizuese të lëvizjes nga ora 22:00-deri në orën 6:00, në të gjithë vendin, masa që vijojnë të jenë ende në fuqi për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Epidemiologia Ermelinda Murati thotë se e gjithë Tirana ka raste pozitive me Covid, por 5 janë zonat me numrin më të lartë të të infektuarve.

Bëhet fjalë për Bllokun, Kodrën e Diellit, Astirin, Kamzën dhe Freskun.

Në kryeqytet janë afro 12 mijë raste pozitiv Covid. Ekspertët thonë se numri real i të infektuarve është disa herë më i lartë, pasi disa zgjedhin të bëjnë tampon dhe të tjerë vetëm skaner pulmoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here