Google search engine
Home Aktualitet 14 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 dhe 788...

14 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 dhe 788 raste të reja, kufizoni daljet

0
284

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here