Zbardhen detaje të reja për vrasjen tragjike/ Cila ishte telefonata që nxori vëllezërit Olldashi në pritë më 7 Dhjetor! Çfarë kanë pikasur grupet e hetimit? Pasi u morën në një makinë ndodhi…

0
216

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në një fshat të Maliqit ku u gjetën të vdekur dy vëllezër. Sipas burimeve policore vëllezërit Olldashi ishin me precedent të theksuar kriminal.

Sipas burimeve, ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia në Pogradec dy vëllezërit me të shkuar kriminale në datën 7 dhjetor, datë që korrespondon dhe me ditën që kur ata kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.

Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij. Gjithmonë sipas të njëjtave burime mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër.

Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here