Vetingu, DSIK ngre dyshime për gjyqtaren Rilinda Selimi/ Konfirmohen në detyrë Qemal Zaimi dhe Albert Demirneli

0
755

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e djeshme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë në seancën dëgjimore Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Apelit Administrativ. Gjyqtarja Selimi u përballë me shkallën e parë të vetingut për të tria kriteret, sikundër ishte ai pasuror, i figurës dhe profesional. Mësohet se KPK pavarësisht se i konsideroi pa probleme te tre komponentët tha se trupa po shqyrton denoncimet mediatike ndaj saj sa i takon një procesi civil, ku zonja Selimi ishte dëmshpërblyer me 30 mijë euro për anulimin e një udhëtimi. Selimi është bashkëshortja e ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi, i shkarkuar nga vetingu për papërshtatshmëri të figurës pasi DSIK zbuloi lidhjet e tij me protagonistë në krimin e organizuar. Ndërkohë që gjatë seancës KPK deklaroi se Rilinda Selimi është bashkëpronare me ish-gjyqtarin e lartë e një pike karburanti në Vlorë, të cilën e ka deklaruar. Nga kontrolli i kontratës së qerasë të një shtëpie dhe garazhi në Vlorë ka mospërputhje në përshkrimin e të dyja njësive, por që sipas KPK në deklaratat vjetore gjyqtarja ishte e saktë në pohimin e të ardhurave nga kjo kontratë. Por sa i takon figurës KPK ngriti dyshime, ndërsa përmendi një kontratë për përdorim automjeti, nga çifti Selimi që i përket shoferit të Arben Isufajt, por që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në përmbyllje, sipas KPK nuk u vlerësua si problem i kriterit të figurës. Madje, për këtë fakt KPK i qëndroi deklaratës së gjyqtares Selimi, e cila kishte pohuar se nuk ishte e informuar për kontratën për përdorimin e makinës së shtetasit I.C. Ndërsa për kriterin e 3, KPK vlerësoi se gjyqtarja Selimi ka zbardhur vendimet brenda afateve ligjore, kurse shtoi se po mendohet ende për dy raportime të dy mediave të ndryshme, që përmendin se si gjyqtarja fitoi në Shkallën e Parë padinë me vlerë 30 mijë euro pasi një kompani fluturimi i anuloi udhëtimin drejt Italisë. Ndërkohë ditën e djeshme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Qemal Zaimin, nëpunës përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nga ana tjetër po ditën e djeshme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Albert Demirneli. Sipas shkallës së parë të vetingut, ai rezultoi pa probleme në të tria kriteret ndërsa arriti të bindë trupën gjykuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here