“Të sikterisen përfundimisht nga Tirana”, Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë pas ultimatumit tronditës për ditën e diel: Nuk do rrimë më duarkryq! Ideuesit dhe plehrat zbatuese do digjen…

0
261

Pas ultimatumit të reperit Stresi që nëse brenda 72 orëve nuk dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ditën e diel do të digjet Tirana, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kara shkruan se kësaj radhët nuk do të rrihet duarkryq duke bërë sehir djegien e Tiranës, pasi ideuesit dhe plehrat zbatuese do të digjen vet përfundimisht në zjarrin e Tiranës.

“Te kerkosh drejtesi duke djegur Tiranen.

Kete radhe nuk do rrime duarkryq duke bere sehir djegien e Tiranes.

Zjarrvenesit e Tiranes dhe Shqiperise, ideuesit dhe plehrat zbatuese, do të digjen perfundimisht në zjarrin e Tiranes.

Politika e marrjes se pushtet me zjarr, duhet dhe do të marre fund.

Ky qytet shpirtmadh, duhet të zbatoje të pakten nje nga rregullat e Athines dhe Romes se Lashte, censusin e pervitshem dhe debimin me votim popullor te atyre plehrave qe nuk e meritojne të jetojne në të.

Ata qe guxojne te mendojne te djegin Tiranen për të dhene mesazhe politike apo ndeshkime, minimumi duhen trajtuar si jashteqitje e ketij qyteti dhe të sikterisen perfundimisht prej tij.

Dhunes se llumit duhet t’i pergjigjemi dhemb për dhemb.”, shkruan juristi Romeo Kara.

“Të sikterisen përfundimisht nga Tirana”,  Romeo Kara del

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here