Google search engine
Home Aktualitet Reshje të dendura bore në Dardhë e Voskopojë, një pjesë e rrugëve...

Reshje të dendura bore në Dardhë e Voskopojë, një pjesë e rrugëve pa mirëmbajtje

0
200

Prej disa orësh vijojnë rreshjet e dendura të borës në fshatin e Dardhës.

Nga ARRSH bëhet me dije se bora ka arritur në 5 cm.

Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e me shume borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll.

Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve për shkak të problemeve  institucionale me Agjencine e Prokurimeve Publike.

Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë.

Reshjet kanë filluar edhe në Voskopojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here