Google search engine
Home Aktualitet Policia ndalon kryeredaktorin e Gazetës “Koha Jonë”, Xhani ndiqte protestën

Policia ndalon kryeredaktorin e Gazetës “Koha Jonë”, Xhani ndiqte protestën

0
263

Botuesit i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi thotë se forcat e policisë kanë shoqëruar me forcë kryeredaktorin e kësaj gazete, Qamil Xhani.

Nikoll Lesi ka bërë të ditur se “Forcat Speciale ndaluan kryeredaktorin e Gazetës “Koha Jonë”. Qamil Xhani u ndalua në rrugicat e redaksisë së gazetës. Pasi fola me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veli, ai tha që është ndaluar gabimisht dhe do e lëshojmë”.

Sipas gazetës, Xhani ka dalë tek dera e redaksisë për të parë çfarë po ndodhte pasi policia po rrihte dy minorenë.

Në këtë moment, ka ndërhyrë kryeredaktori duke u përpjekur ti filmojë Forcat Speciale që po dhunonin minorenët, por e kanë prangosur menjëherë.

Forcat e Policisë e kanë futur me dhunë në makinë, duke e goditur në kokë dhe shpinë.

Ndërkohë që po i vinin prangat për ta futur në makinën e Policisë, jo vetëm kryeredaktori që i ka sqaruar se jam gazetar, por edhe zv/kryeredaktori Herion Mesi u ka thënë se “është kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”.

Disa protestues janë ndaluar nga Policia gjatë protestës së sotme, e treta që prej vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here