Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas Markelian Kuqos, ILD kërkon shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtares që bëri...

Pas Markelian Kuqos, ILD kërkon shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtares që bëri bujë me lirimin e dy personazheve të njohur të botës së krimit

0
299

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha për lirimin me kusht para kohe të dy personazheve të njohur të botës së krimit, Endrit Doklen dhe Ilir Pajën.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Tashmë KLGJ do të mblidhet për të shqyrtuar këtë kërkeë të ILD, ashtu si në rastin e Markelian Kuqos, gjyqtarin e Korccës që liroi para kohe me kusht Gert Gjinararin.

KËRKESA NGA ILD

Vrasja e shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 e transmetuar nga media bashkë me të dhëna mbi gjendjen gjyqësore dhe lirimin para kohe të tij, e nga i njëjti magjistrat, lirimi para kohe me kusht edhe për të dënuar të tjerë si Ilir Paja apo Endrit Dokle, kanë bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë, e më pas të nisë hetimin disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë Enkeleida Hoxha, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në raportin hetimor të ILD, që ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, renditen argumenta se gjyqtarja Enkeleida Hoxha: 
–       Ka kryer shkelje të rënda profesionale, në funksion të zgjidhjes së parregullt të çështjeve gjyqësore penale

–       Ka mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit

–       Veprime dhe sjellje që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin

–       6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit

–       Ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale

Në raportin hetimor që ndodhet në KLGJ, konstatohet kryerja e shkeljeve disiplinore nga ana e magjistrates me dashje direkte, me pasojë lirimin e një të dënuari që përbën rrezik për komunitetin, nxiti akte me natyrë hakmarrje, që rezultoi me ekzekutimin e shtetasit Hekuran Billa, me pasojë të mëtejshme rrezikun që kjo sjellje e papërshtatshme e magjistrates, të ndiqet si shembull nga magjistratë të tjerë.

Bazuar në faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha të jepet masa disiplinore“Shkarkim nga detyra”, e parashikuar nga neni 111 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here