Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme ish rektorit të Universitetit të Elbasanit. Jani Dode nuk e ka fituar dot betejën me virusin e tmerrshëm të covid-19.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kryebashkiaku Gledian Llatja me anë të një postimi në rrjete sociale.
Prej dy javësh, Dode ishte i shtruar në spitalin Covid 2. Ndonëse ditët e fundit kishte shfaqur përmirësime sot në mëngjes ishte intubuar dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.
Postimi i plotë
Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19.
Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.
U prehsh ne paqe Profesor Jani!
Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes!






































