Google search engine
Home Politike Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zyrtari i lartë, Bashkia e Elbasanit mesazh...

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zyrtari i lartë, Bashkia e Elbasanit mesazh të ndjerë: Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm

0
248

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshë shumë të re. Lajmin tragjik e konfirmon Bashkia e Elbasanit, ku i shpreh ngushëllimet e sinqerta, familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe që kanë pësuar.

Njoftimi i Bashkisë Elbasan:

Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.

Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.
Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit faleminderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Mes personave që kanë reaguar është edhe Arbër Hajdari i cili shkruan:

Sot ndërroj jetë në moshën 37 vjeçare miku im Ervin Saraçi. Do të kujtoj gjithmonë buzëqeshjen dhe fisnikërinë tënde mik i dashur. Qofsh i parajsës!

”Iku Ervini… Nuk më bëjnë duart të hedh këto rreshta! Rrallë here kam shkruar me kaq dhimbje. Aq më tepër në këtë kohë të pakohë, që po jetojmë. U shkëput dhe një nga ne. Ervin Saraçi…

Iku, sikur s’ish…I ri. Fare i ri. Një djalë fisnik u shkëput në lulen e rinisë nga kjo jetë. Kishte ditë, që luftonte me vdekjen. Shpresonim shumë, teksa mësuam se kishte pësuar vdekje klinike. Lusnim Zotin, që ta rikthente sërish në jetë dhe ai sërish të ishte mes gjirit të kolektivit të institucionit tonë. Por jo. Nuk qe e thënë që ai t’i kthehej jetës së lënë përgjysëm.

T’i kthehej familjes së tij dhe komunitetin të Elbasanit. Pse j! T’i kthehej Bashkisë së këtij qyteti, ku prej vitesh ishte njëri nga drejtuesit kryesorë. Ishte në këtë detyrë, por manifestonte thjeshtësi si ndër më të thjeshtët. Ervin, i dashur! Të kam njohur nga afër në punë e ke gëzuar respekt të veçantë nga unë e nga të gjithë. Por ja, që jeta qenka dhe e padrejtë! Vetëm Zoti lart e di, pse të mori!

Lamtumirë, o njeri i mirë! Lamtumirë o intelektual modest e besimtar i devotshëm! Emri yt mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. I lehtë dheu, që do të mbulojë trupin tënd! Shpirti yt u trettë në paqe!”, shkruan një tjetër mik i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here