Google search engine
Home Sport Lajmi i ditës/ Igli Tare mund të bëhet drejtor i Interit

Lajmi i ditës/ Igli Tare mund të bëhet drejtor i Interit

0
350

Igli Tare ka pasur një karrierë të suksesshme si lojtar dhe njëherësh si drejtues, gjë që konfirmohet edhe nga vitet që ai ka në krye të Lacios si drejtor sportiv. Madje për të është shkruar shumë në shtypin sportiv italian, si një prej më të suksesshmëve dhe njëherësh njeriu që e rriti Lacion aq shumë në financa dhe në grup sa tani skuadra rivalizon në zonën Champions dhe po ashtu në kampionatin italian. Vetëm titulli i Serisë A i ka munguar Tares me Lacion, pasi sukseset e tjera i ka arritur, por titullin e ka pasur të vështirë kur mendon se Juventusi ka dominuar skenën e futbollit italian prej gati një dekade. Sidoqoftë, Igli Tare është treguar i madh sidomos me blerjet e Lacios, ku ka marrë futbollistë me 500 mijë euro e më pak, dhe vlera e tyre në treg shkon në dhjetëra miliona euro. Një ndër ta është dhe portieri i përfaqësueses, Tomas Strakosha, që e mori nga Panionios për pak euro dhe tani gardiani kuqezi vlen të paktën 25 mln euro. Por lajmi i madh i ditës në Itali është se Tare kërkohet nga Interi, si pjesë e një pakete që përfshin drejtorin sportiv dhe trajnerin.

Tare tek Interi nuk është fantazi

“Simone Inzagi te Interi si pasues i Antonio Kontes dhe bashkë me të në Milano edhe Igli Tare si drejtor i ri sportiv”, është ky një nga lajmet e bujshme që vjen nga Italia. “Il Messaggero” nga Italia raporton se e ardhmja e Igli Tares lidhet ngushtë me atë të Inzagit. Marrëdhënia si në punë dhe edhe jashtë saj mes dyshes së njohur është shumë e mirë dhe duan që bashkëpunimi të vazhdojë. Ata mund të transferohen të dy te Interi. Zikaltrit të mërkurën u eliminuan nga Champions League dhe vendi i Konte në krye të skuadrës është vënë seriozisht në rrezik. Inzagi është një nga kandidatët kryesorë për të marrë stolin zikaltër dhe trajnerin pritet ta ndjekë edhe Tare, për të riformuar dyshen, këtë herë me ngjyra zikaltër. Gjithsesi nëse ky transferim i dyshes së Lacios te Interi bëhet realitet kjo pritet të ndodhë vetëm në verë, sepse ka pak gjasa që Konte të shkarkohet ose të japë dorëheqjen përpara fundit të këtij sezoni. Ndërkohë, duhet thënë se në këto sezone me kryeqytetasit, Inzagi ka treguar aftësitë e tij dhe duket se është gati për një klub më të madh dhe kështu Interi është gati t’i besojë. Mirëpo, e ardhmja e Inzagit mund të jetë edhe ajo e drejtorit Igli Tare. Ky i fundit ende ka për të zhvilluar bisedime me presidentin Lotito, ndërsa ka pasur admirimin e shumë klubeve për punën që ka kryer në këto sezone. Mbetet për t’u parë tashmë, nëse do të ketë ndryshime në verë dhe nëse Inzagi e Tare do të kalojnë si një paketë te Interi.

Lacio lëviz të rinovojë me Inzagin

Duke parë lëvizjet që po ndodhin dhe ato që shkruajnë mediat italiane, se dyshja e suksesit të Lacios mund të largohet, ka reaguar menjëherë kubi lacial, duke nxituar që t’i ofrojë trajnerit një kontratë shumë më të mirë financiare për dyvjeçarin e ardhshëm. Inzagi do të përfitojë 3 milionë euro në vit për dy sezonet në fjalë. Por tekniku vetë nuk ka thënë ende “po”, pasi po shqyrton oferta të mundshëm nga klubet më prestigjioze në Europë. Sipas mediave italiane, janë tre klube me emër që janë vënë në ndjekje të tij. I pari është Interi, që duket se po shkon drejt divorcit të pashmangshëm me Antonio Konten, pasi ky i fundit nuk arriti thuajse asgjë në drejtimin e zikaltërve. I dyti është Juventusi, që pret të mësojë se çfarë rrjedhe do të marrë aventura e parë e Andrea Pirlos në pankinë. Ndërsa i treti është PSG, ku Leonardo sheh me sy të mirë ish-sulmuesin italian, pasi nuk është i bindur nga aftësitë që ka Tuhel për të ndërtuar një skuadër fituese në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here