Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Vlorës, Sokol Ngresi. Vendimi u dha ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Sokol Ngresi është edhe kandidat për në Gjykatën Kushtetuese.Sipas KPK, gjyqtari ka arritur që të kalojë sitën e vettingut në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
Në relacionin e lexuar gjatë seancës dëgjimore, relatorja Suela Zhegu konstatoi probleme me pasurinë e subjektit që lidheshin me pamundësi financiare për dy këste kredie për financimin e një apartamenti në qytetin bregdetar të Vlorës.