Në orën 18:00 është lajmëruar protesta e radhës mbrëmjen e sotme. 20 minuta nga tubimi makina e kryeministrit u largua nga selia e qeverisë. Ndryshe nga dy tubimet e tjera, mbrëmjen e sotme është caktuar që të mbahet përpara Kryeministrisë, pasi ministri i Brendshëm u dorëhoq. Por jo vetëm vendi, edhe kërkesat kanë ndryshuar.
Tashmë protestuesit, të organizuar në rrjetet sociale kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliu. Kërkesës së grupit të qytetarëve, kreu i qeverisë iu përgjigj prerë; nuk do të realizohet kurrë. Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë në vijim, teksa masat e policisë janë të forta.






































