Google search engine

    802 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    267

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.
    Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

    Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
    Janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
    310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.

    Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

    COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)
    Raste të reja ditore 802
    Të shëruar ne 24 orë 527
    Të shtruar në spitale 451
    Humbje jete në 24 orë 12
    Testime ditore 2.604

    Testime totale 216.441
    Raste pozitive 46.863
    Raste të shëruara 24.136
    Raste Aktive 21.750
    Humbje jete 977

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 11876
    Fier 1664
    Durrës 1353
    Korçë 1095
    Vlorë 1074
    Shkodër 986
    Elbasan 926
    Berat 794
    Lezhë 792
    Gjirokastër 517
    Kukës 413
    Dibër 260

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here