Kryeministri Edi Rama ashtu sikur njoftoi, në orën 18:00 ju drejtua shqiptarëve me një fjalim pas vrasjes së të riut që u pasua me protesta të dhunshme. Ai tha se efektivi tejkaloi ekstremist forcën dhe se ishte i tronditur dhe i prekur pa masë nga ngjarja duke kërkuar ndjesë.
“Tragjedia morën sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Ai tha se ‘asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi’. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend”, është shprehur Rama në nisje të fjalës së tij.






































