Google search engine
Home Aktualitet Rama mesazh ngushëllues për mjekun Dobi: krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku...

Rama mesazh ngushëllues për mjekun Dobi: krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë!

0
221

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut Drini Dobi, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Rama shkruan se keqardhja është e madhe kur humbin jetë njerëzish, por humbja e mjekëve si Dr. Drini krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë.

POSTIMI I RAMES

MIRËMËNGJES

Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.

Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij.

Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here