Google search engine
Home Aktualitet Polici i plagosur i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale: Prognoza e ndërhyrjes...

Polici i plagosur i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale: Prognoza e ndërhyrjes së dytë është mjaft e rëndë

0
267

Mbrëmjen e kaluar gjatë protestës që u arganizua për 25-vjeçarin, Klodian Rashën u shoqërua me përplasje fizike dhe incidente, ku mbetën të plagosur 16 efektiv policia dhe disa protestues.

Nga burimet zyrtare njëri nga efektivët vetëm 36-vjeç është në gjendje të rëndë. Polici me inicialet F.A., 36 vjeç, që dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja.

Të njejtat burime, referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, pohojnë  se 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Polici u plagos mbrëmë gjastë përplasjes me protestuesit te kryeministria. Në total ishin 16 efektivë policie të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here