Google search engine
Home Lifestyle Plas skandali/ “Vajzat e mia janë hajdute”, moderatorja e njohur publikon regjistrimin...

Plas skandali/ “Vajzat e mia janë hajdute”, moderatorja e njohur publikon regjistrimin audio të Maradonës dhe zbulon konfliktet e tij familjare: Pasurinë do ia lë…(video)

0
328

Detaje tronditëse janë publikuar për legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, pas ndarjes së tij nga jeta.

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso transmetoi në emisionin “Pomeriggio 5” audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë. Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.

“Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, dëgjohet Maradona teksa i flet avokatit të tij.

Vito Paglia, korrespondent i “Mediasset” zbuloi gjithashtu një aspekt të ri të historisë: “Matias Morla, avokati i Diego Armando Maradonës, në shkurt 2021 do të duhet të gjykohet për dy krime: shpifje dhe fyerje. Akuza është bërë nga Dalma Maradona, Jannina Maradona dhe Claudia Villafane”.

Pas vdekjes së Diegos, lufta për trashëgiminë e pasurisë së tij vazhdon të jetë më e ashpër se kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here