Taulant Balla teksa ka publikuar foto të xhamave të thyer të derës së selisë së Partisë Socialiste akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për dhunën e protestuesve
Në një postim në “Facebook”, Balla i kërkon Bashës të dalë e të distancohet nga dhuna.
“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj! Sepse je ti pjesë e organizimit të dhunës bashkë me Monikën e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tënde dhe ca nga ata te tiganit të Jalës të godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.








































