Gjendet e mbytur një 53-vjeçare në liqenin e Banjës në Gramsh. Sipas informacioneve paraprake viktima është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.
Mësohet se viktima është me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e të vërtetës.








































