Pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka rrëfyer një ngjarje të trishtë për të dhe familjen e tij.
“Edhe unë kam humbur një fëmijë, ka ndodhur për shkak të neglizhencës së policisë, kjo më shtyu që të jap dorëheqjen dhe e di se çfarë është kjo dhimbje. Është një dhimbje e madhe. Nuk e kam treguar kurrë më parë këtë gjë”, është shprehur Lleshaj.








































