Google search engine

    Vrasjet e bujshme/ Zbardhet DËSHMIA e Luftar Reçit, i penduari i SPAK: Lul Berisha më kërkoi të vras…, bombën me telekomandë për ekzekutimin e Vajdin Lamajt, e mori Shullazi

    0
    301

    Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit të penduarit që ka hedhur dritë dhe ka rihapur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, për të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre.

    Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij në stacionin e Trenit në Tiranë, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste shtetasin Klodian Saliu që në këmbim Berisha ti vriste hasmin.

    Sot, është zbardhur për mediat dhe një pjesë e dëshmirë së Reçit.

    “Në fillim të shkurit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i trenit ne Tirane, vend ku une kisha nje kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundershtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Reçi, ndërsa ka treguar dhe si i gjeti kallëpet e tritolit që i kishte kërkuar Lul Berisha.

    “Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës.

    Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i  muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë  për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrsija fëmijët.

    Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi  një minë për veten e tij. Për të  përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002”, shprehet Reçi.

    Më tej, ai ka thënë se bombën me telekomandë pasi e kanë montuar, ia kanë dhënë Emiljano Shullazit. “Bombën me telekomandë që përgatitem ia dorëzuam Emiljano Shullazit”, ka rrëfyer para hetuesve i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, duke shtuar “Viktori më tha se edhe kur u vra Vajdini unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes  së Vajdinit se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëm me u hap bythësh.”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here