Prokuroria e Posaçme ka bërë dje një goditje të fuqishme sa i takon luftës kundër krimit të organizuar. Prokuroria ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005 dhe po ashtu ekzekutimin e shtetasit Klodian Spahiu, duke bërë përgjegjës 6 persona, mes të cilëve dy emra tepër të njohur, Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi.
Pas kësaj goditje të SPAK, Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj paralajmëroi për goditje të tjera në ditët në vijim.
“Në ditët në vijim do të ketë operacione të kësaj natyre dhe këtu do të jemi do të shikojmë edhe reagimin e institucioneve të drejtësisë shqiptare që jep shpresë”, tha ai.









































