Google search engine
Home Sport Shorti i Botërorit/ Historia kundër kuqezinjve, Hungaria na shkaktoi disfatën më të...

Shorti i Botërorit/ Historia kundër kuqezinjve, Hungaria na shkaktoi disfatën më të thellë, me anglezët veç humbje

0
285

Në kuadër të eliminatoreve të Botërorit Katar-2022, Shqipëria njohu rivalët e saj në grup, por shorti u tregua i pamëshirshëm me përfaqësuesen tonë, duke e vendosur në grupin I, me kundërshtarë shumë të fortë dhe që i japin pak shanse për kualifikim. Kështu, Anglia, Polonia dhe Hungaria, skuadra që vijnë nga vazot 1, 2 dhe 3, janë kundërshtare shumë të forta, ndërsa Andorra dhe San Marino vështirë të marrin pikë në ndeshjet e grupit, përveçse me njëri-tjetrin. Edhe statistikat e sfidave të mëparshme me këto rivale të forta nuk është se të bëjnë optimistë, megjithatë kjo nuk do të thotë që kuqezinjtë nuk do të tentojnë të bëjnë mrekullinë, sikurse ndodhi, në fakt, në eliminatoret e “Euro 2016”. Po cili është bilanci i Kombëtares sonë me këto skuadra? Kundër Anglisë Jemi ndeshur vetëm në fushatë kualifikuese të botërorëve e natyrisht nuk kemi asnjë fitore, por edhe golavarazhi është i frikshëm: 12 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar. Polakët në 11 përballje i kemi mundur vetëm një herë: 2-0 në miqësoren e vitit 1953. Të tjerat humbje dhe tri barazime, edhe pse ende djeg goli i shënuar nga Bonjek në maj 1985, me sulmuesin e Juventusit që mbërriti i fundit në Shqipëri për shkak të finales së Kupës së Kampioneve dhe shënoi golin vendimtar të takimit. Edhe më negativ bilanci me Hungarinë, e cila na ka shkaktuar humbjen më të thellë në histori: 12-0, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje një miqësore të zhvilluar më 24 shtator 1950. Në total janë 6 takime, kemi marrë vetëm një barazim 0-0, të gjitha të tjerat janë humbje, me golaverazh të përgjithshëm (negativ) 19/0. Ndaj Andorrës natyrisht Shqipëria ka bilanc pozitiv, tri fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa San Marinon kuqezinjtë e kanë mposhtur dy herë në miqësore me të njëjtin rezultat 3-0. Pra, përfundimi është se Shqipëria do ta ketë të vështirë përballë këtyre rivalëve, pasi edhe statistikat historike nuk janë në favor të kuqezinjve.

Ndeshjet me Anglinë

08 mars 1989: Shqipëri-Angli 0-2 (Botëror)

26 prill 1989: Angli-Shqipëri 5-0 (Botëror)

28 mars 2001: Shqipëri-Angli 1-3 (Botëror)

05 shtator 2001: Angli-Shqipëri 2-0 (Botëror)

Ndeshjet me Poloninë

06 nëntor 1949: Poloni-Shqipëri 2-1 (miqësore)

01 maj 1950: Shqipëri-Poloni 0-0 (miqësore)

29 nëntor 1953: Shqipëri-Poloni 2-0 (miqësore)

14 tetor 1970: Poloni-Shqipëri 3-0 (Europian)

12 maj 1971: Shqipëri-Poloni 1-1 (Europian)

31 tetor 1984: Poloni-Shqipëri 2-2 (Botëror)

30 maj1985: Shqipëri-Poloni 0-1 (Botëror)

19 tetor 1988: Poloni-Shqipëri 1-0 (Botëror)

15 nentor 1989: Shqipëri-Poloni 1-2 (Botëror)

29 maj 2005: Poloni-Shqipëri 1-0 (miqësore)

27 maj 2008: Shqipëri-Poloni 0-1 (miqësore)

Ndeshjet me Hungarinë

20 gusht 1947: Hungari-Shqipëri 3-0 (Ballkaniada)

23 maj1948: Shqipëri-Hungari 0-0 (Ballkaniada)

24 shtator 1950: Hungari-Shqipëri 12-0 (miqësore)

11 tetor 2008: Hungari-Shqipëri 2-0 (Botëror)

28 mars 2009: Shqipëri-Hungari 0-1 (Botëror)

04 qershor 2014: Hungari-Shqipëri 1-0 (miqësore)

Ndeshjet me Andorrën

06 shkurt 2000: Shqipëri-Andorra 3-0 (Turneu Rothmans)

17 prill 2002: Andorra-Shqipëri 2-0 (miqësore)

02 qershor 2010: Shqipëri-Andorra 1-0 (miqësore)

25 mars 2019: Andorra-Shqipëri 0-3 (Europian)

14 nëntor 2019: Shqipëri-Andorra 2-2 (Europian)

Ndeshjet me San Marinon

16 gusht 2006: San Marino-Shqipëri 0-3 (miqësore)

08 qershor 2014: San Marino-Shqipëri 0-3 (miqësore)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here