“Sapo kishin dalë nga emisioni i Arian Çanit”/ Artan Hoxha zbulon për herë të parë detajet e atentatit të dështuar: Të ftuarit u përballën me një breshëri kallashnikovi

0
322

Nisur nga zbardhja që SPAK i bëri dosjes së ekzekutimit të biznesmenit Vajdin Lamajt, gazetari Artan Hoxha iu rikthye edhe një herë atentatit 4 muaj para se të ndodhte goditja finale për vrasjen e tij.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se Lamaj ka tentuar që të vritej pasi kishte dalë nga një intervistë e dhënë në një prej ish-televizioneve të vendit para moderatorit Arian Çani.

Në rrëfimin e tij, Hoxha bën me dije se ai dhe të ftuarit e tjerë sapo kishin dalë nga emisioni ishin qëlluar me breshëri kallashnikovi por mundën që t’i shpëtonin pa lëndime serioze atentatit. Por mesa duket i njëjti fat nuk ishte disa muaj më vonë.

“Katër muaj para i është bërë një atentat tjetër kur doli nga TVArbëria….dihej që… Ishte i ftuar tek emisioni i Arian Çanit në mos gaboj. Që atëherë dyshohej se autorët ishin persona që kishin mbetur nga ajo që njihej si banda e Rrugës së Kavajës.  Sapo dolën të ftuarit nga emisioni, u përballën me një breshëri kallashnikovi. Njëri u plagos. Pas kësaj ngjarje, ai e rriti nivelin e sigurisë. Ata mundën të depërtonin dhe ta vrisnin,”-tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here