Google search engine
Home Politike Ngjarja e pa precedentë në protestën e sotme/ Kush është e reja...

Ngjarja e pa precedentë në protestën e sotme/ Kush është e reja nga Saranda që tha se ishte motra e Klodjan Rashës

0
349

Vajza me inicialet B.H nga fshati Shalës i Sarandës, ka shkaktuar një ngjarje të pa precedentë në protestën e organizuar ditën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë nga policia.

Ajo u hoq si motra e viktimës, Klodjan Rasha duke thënë se ndiente dhimbje për këtë ngjarje. Por sapo ajo u prezantua në media si motra Klodjanit, por familjarë të të ndjerit kanë  mediat duke thënë se nuk e njohin vajzën në fjalë.

Në gjendjen civile rezulton që 25-vjeçari nuk ka motër, por vetëm dy vëllezër, më të mëdhenjë.

Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo gjë nga vajza në fjalë dhe pse ajo është hequr si motra e viktimës Klodjan Rasha. Dyshohet se e reja ka sëmundje të shëndetit mendor.

Por çfarë deklaroi para mediave vajza në fjalë?

“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait  tim. Për çfarë u vra? Për çfarë policia nuk qëlloi në ajër, por i qëlloi në kokë. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here