Moti i keq në Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit. Sipas parshikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme situata do të përkeqësohet, ku era në drejtim nga jugu do të ketë një forcë 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë saj 6-7 ballë.
Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të vijë në daten 10 dhjetor pas ores 02:00. Ndërkohë në Peqin moti i keq ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një defekti që kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut.
Mësohet se 7000 abonente kanë mbetur pa energji elektrike dhe sipas burimeve zyrtare një grup po punon për riparimin e defektit.








































