Emocione, surpriza, por edhe zhgënjime, sidomos për Barcelonën dhe Leo Mesin. Juventusi bëri “Barcelonën” mbrëmë, duke qenë cilësisht më lart se kundërshtari, dëshmuar me një rreshtim taktik të qartë dhe efikas si në prapavijë dhe në sulm, por edhe me saktësinë e veprimeve. Dhe shenjat e një suksesi juventin u dhanë shpejt, me golin e shënuar me penallti nga Ronaldo në minutën e 13-të. Kundërzbritjet e Juventusit japin sërish efekt, pasi një krosim i Kuadrados në zonë bën Mekenie të fluturojë, me një gjysmëroveshatë, duke shënuar një supergol. Saktësia e Juventusit korrespondon me përgjumjen e Barcelonës, e cila, në 25 minutat në vijim e rriti ndjeshëm volumin e lojës e rrezikoi dy herë me Mesin, por Bufon u tregua në lartësinë e duhur. Në fillim të pjesës së dytë Juventusi fiton sërish penallti dhe është sërish Ronaldo që shënon gol nga pika e bardhë, duke e vënë për poshtë Barçën. Po në këtë grup, si vend i tretë të drejtën për të shkuar në Europa League e mori Dinamo e Kievit që mposhti Ferencvaroshin e Uzunit 1-0. Në grupin E, Çelsi dhe Sevilja e kishin siguruar kualifikimin dhe mbrëmë luanin thjesht për prestigj. Në grupin H, ndodhi e papritura. Në minutën e 20-të, turqit e Istanbul Bashaksehirit tërhiqen nga fusha e lojës përballë Paris San Zhermenit, me justifikimin se gjyqtari i katërt kishte përdorur shprehje raciste ndaj një lojtari me ngjyrë të ekipit nga Stambolli. Me siguri që turqit do ta humbin ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe do të penalizohen. Po në grupin H, Leipzigu i dha drejtim fitores dhe kualifikimit përballë Mançester Junajtid që në pjesën e parë, ku shënoi 2 gola në 13 minutat e para me Anxhelinon dhe Haidaran, ndërsa trefishoi në minutën e 69-të me anë të Klaivert. Por ndeshja merr kthesë të fortë pas minutës së 80-të, ku Fernandez me penallti dhe Meguajër shënojnë dy gola të shpejtë. Sidoqoftë, përfundoi 3-2 dhe Leipzigu shkon më tej në Champions, kurse Junajtid do të luajë në Europa League si vend i tretë. Në grupin F, Lacio arriti të barazojë me vështirësi përballë belgëve të Kub Bruzhit, 2-2, por mjaftueshëm për të vijuar më tej në Champions si vend i dytë në grup, me 10 pikë, kurse vendin e parë në këtë grup e siguroi Dortmundi, që mposhti Zenitin në transfertë 2-1 dhe grumbulloi 13 pikë.
Grupi E
Çelsi-Krasnodar 1-1
Renes-Sevilja 1-3
Renditja
1.Çelsi 14
2.Sevilja 13
3.Krasnodar 5
4.Renes 1
Grupi F
Lacio-Klub Bruzhe 2-2
Zenit-B. Dortmund 1-2
Renditja
1.Dortmund 13
2.Lacio 10
3.Klub Bruzh 8
4.Zenit 1
Grupi G
Barcelona-Juventus 3-0
Dinamo Kiev-Ferencvarosh 1-0
Renditja
1.Juventus 15
2.Barcelona 15
3.Dinamo Kiev 4
4.Ferencvarosh 1
Grupi H
PSG-Istanbul Bashaksehir (nderprerë)
Leipzig-Mançester Junajtid 3-2
Renditja
1. Lepizig 12
2.Paris SG 9
3.M.Junajtid 9








































