Google search engine
Home Aktualitet Gjobiten 1325 persona për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit

Gjobiten 1325 persona për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit

0
204

1,325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit ku ka njoftuar se 1,325 qytetarët janë gjobitur me 3,000 lekë.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se 4 subjekte të cilat janë kapur duke shkelur ligjin në lidhje me masat e vendosura për mospërhapjen e pandemisë janë gjobitur me vlerën 1,000,000 lekë.

Ndër të tjerë në njoftimin e policisë shkruhet se janë kapur në flagrancë 16 persona pas orën 22:00 pa leje dalje. Personat e kapur janë gjobitur me vlerën administrative 10,000 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here