Google search engine

    Vrau 25-vjeçarin në Tiranë, arrestohet efektivi i policisë

    0
    244

    SHÇBA arreston policin e dyshuar per vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha. Mësohet se arrestimi është bërë me akuzën e vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.

    Kështu bën të ditur News 24. Klodjan Rasha humbi jetën pak pas mesnatës pasi u qëllua nga efektivi i policisë. Ai ishte shumë afër shtëpisë së tij, teksa në dëshminë e tij polici ka thënë se i ishte dukur sikur do e qëllonte me armë.

    Xhaxhai i Rashës mohoi që djali të kishte armë ndërsa kërkoi hetim të plotë të ngjarjes. Ndërkaq, çështja është marrë në dorë nga prokuroria dhe është përjashtuar nga hetimi Drejtoria e Policisë së Tiranës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here