Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se një i penduar ka çuar në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze ndërruan jetë Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.
Lala raporton se ishte një i penduar që ka rrëfyer detaje dhe ngjarje rrëqethëse e domethënëse. Gazetarja Lala tha se emrin do e japë në një moment më të përshtatshëm.
Pas 15 vitesh, duket se një i penduar ka çuar në zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale të vitit 2005 që implikojnë bashkë emra të njohur të botës së krimit nisur nga Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai, Luftar Reçi si dhe Viktor Ymeri.