U arrestua nga Policia?/Konkurrenti i Përputhen sqaron fotot që bënë ‘lëmsh’ rrjetin

0
390

Pak ditë më parë u publikuan disa foto të Atdheut, i cili ishte ndaluar nga policia në doganën e Morinës. Blutë kanë bërë një kontroll të automjetit të 27-vjeçarit, për arsye që nuk diheshin.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Atdheu është pyetur lidhur me këto foto dhe ai ka treguar se një keqinformim ka bërë që ai të ndalohet nga policia.

“Ka kohë që e kam këtë problem, ma ka hapur shteti i Kosovës si problem dhe e ka transmetuar edhe tek shteti shqiptar dhe në shtetin maqedon. Me aq informacion sa kam, e kam këtë problem edhe tek armiqtë (Serbi). Është thjesht një disinformatë. S’ka patur arrestim. Më kanë kontrolluar që nga janari i këtij viti”, tha Atdheu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here