Edi Rama ka kujtuar kohën kur nisi lëvizja studentore dhe në 30-vjetorin e saj ai ka postuar një foto të tijën në Qytetin Studenti.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se në jetën e një njeriu 30 vjet janë shumë, por jo aq shumë në rrugën e historisë.
“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.
Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës.
Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama.










































