Google search engine

    “Investitorja” mashtronte me klering apartamentesh, kishte marrë 200 milionë lekë

    0
    288

    Një 49-vjeçare me precedent të mëparshëm penal në veprën e mashtrimit, është sërish në hetim nga policia për të njëjtën vepër.

    Dyshohet se A.H hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi duke përfituar në total një shumë prej 200 milionë lekësh.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”.

    Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja.

    49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

    Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:

    A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.

    Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here