Ka disa javë që është larguar nga “Për’puthen”,por Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot.
Edhe pse nuk është më pjesë e emisionit ajo s’mund të rrijë pa bërë deklarata të bujshme rreth tij, teksa në intervista të ndryshme ka thënë se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.
Ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe ka theksuar faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.
Shqipja ka treguar se s’ka ndërmend të rikthehet më kurrë në “Për’puthen”, madje duket se nuk i ka dalë ende inati me produksionin.
Madje pak ditë më parë la të kuptohet se do të bëhet bashkë me Arjonin, konkurrent në “Për’puthen”, për të bërë një “gol” dhe për t’i nxjerrë të palarat emisionit.









































