Google search engine
Home Politike Raporti i GRECO/ Të bëhet kujdes me dhuratat e zyrtarëve te qeverisë,...

Raporti i GRECO/ Të bëhet kujdes me dhuratat e zyrtarëve te qeverisë, ja konstatimet

0
262

Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit ka kërkuar të bëhet kujdes me dhuratat nga funksionarët e qeverisë. Në raportin e GRECIO për nivelin korrupsionit, theksohet se Kodi Etik Ministror përfshin një ndalim të përgjithshëm për anëtarët e Këshillit të Ministrave që të marrin dhurata, favore, premtime ose trajtim preferencial në lidhje me detyrën e tyre zyrtare dhe parashikon përjashtime specifike nga ky rregull. “Dhuratat me karakter simbolik, siç përcaktohet me ligj dhe me Kod, përjashtohen nga ky rregull. I njëjti Kod përmban rregulla të reagimit në rast dyshimi (kërkohet këshillë nga Komiteti i Etikës ose ILDKPKI) dhe parashikon regjistrimin e dhuratave të marra në një regjistër të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë përkatëse. Institucionet përgjegjëse nuk janë të detyruara të publikojnë informacione mbi dhuratat”, thuhet në raport. GRECO bën me dije se u sigurua që rregullat që zbatohen për nëpunësit publikë në lidhje me menaxhimin e dhuratave vlejnë edhe për këshilltarët politikë. “Ato përmbajnë një kapitull mbi ofertat, dhuratat dhe favoret ku jepet përkufizimi i dhuratave dhe rregulla për dhuratat e ndaluara si dhe të lejuara. Një punonjës mund të mbajë dhurata të lejueshme pa qenë i detyruar t’i deklarojë ato nëse nuk e kalojnë vlerën prej 10 000 lekësh (80 €). Në asnjë rast ata nuk mund të pranojnë para. Në rast dyshimi, vlera e një dhurate vlerësohet nga njësia e Burimeve Njerëzore e institucionit ku punon nëpunësi dhe dhuratat me vlerë më të lartë se 10 000 lekë dërgohen në njësinë e inventarit. Ligji nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” parashikon masa disiplinore në rast përfitimi të drejtpërdrejtë ose jo, në formën e dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale”, thuhet më tej. Sipas këndvështrimit të GET, kuadri normativ për dhuratat duket i përshtatshëm. Sidoqoftë thuhet se do të ishte e dobishme për institucionet që të marrin udhëzime të mëtejshme në lidhje me çështjen e dhuratave, duke pasur parasysh që kufiri midis dhuratave të ndaluara dhe të lejuara nuk është gjithmonë i lehtë për t’u përcaktuar dhe respektimi i këtyre dispozitave nuk është i lehtë për t’u mbikëqyrur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here