Publikohen pamje nga aksidenti i frikshëm ku vdiq 22-vjeçarja, reagon mikesha e saj që ishte në timonin e ‘Smart’

0
210

Një aksident tragjik ndodhi para dy ditësh në Kamëz, ku një makinë tip “Smart” e cila drejtohej nga 19-vjeçarja Deni Doku, u përplas me mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit shoqja e 19-vjeçares humbi jetën nga plagët e marra. Kjo ngjarje e ka pikëlluar shumë Deni Dokun, dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe në disa postime në rrjetet sociale dedikuar shoqes së saj 22-vjeçare. Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një video në Tik Tok, në të cilën shihet e përlotur dhe risjell edhe njëherë në kujtesë tmerrin e përjetuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se nuk e pranon dot humbjen e mikeshës dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here