Fituesi i njërit prej edicioneve të “X Factor”, Matt Cardle ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Meghan Markle.
Ai zgjodhi të fliste për lidhjen që pati me Meghan Markle, e cila tashmë është e martuar me Prince Harry-n me të cilin ka edhe një djalë.
Në një intervistë për The Sun, Cardle është hapur rreth marrëdhënies që pati me Meghan vite më parë.

“Ka qenë një situatë interesante. Nuk e di as si erdhëm deri aty. Tani qesh, por kur mendoj për të më duket interesante, thjesht nuk kishte qenë e shkruar”, tha Cardle.
Meghan dhe ish-i i saj filluan të kishin komunikim në vitin 2015.










































