Analisti i njohur Mustafa Nano thotë se nuk e beson deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka shkuar në SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid.
Nano shphet se kjo deklaratë është justifikim qesharak, pasi kjo punë mund të bëhej me një telefonatë apo e-mail. Ai lë të nënkuptohet se Rama ka shkuar në SHBA për tjetër qëllim.
“Justifikimi që i bëri Rama vizitës në Amerikë më duket pak për të qeshur. Nëse ka shkuar për këtë punë, ka shkuar të ndërhyjë te autoritete të rëndësishme për shpërndajen e vaksinës, por kjo mund të bëhej me një telefonatë ose email. Pretendimi i tij se po shkon të shihet sy më sy më duket absurd”, tha Nano në “TvT”.










































