
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 519 raste të reja me Covid-19 si dhe 14 viktima. Autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë po ashtu, se si pasojë e koronavirusit, e kanë humbur jetën 14 persona.Nga 1,407 persona të testuar, 519 rastet pozitive janë konfirmuar në Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.Ndërsa, 14 rastet fatale janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 43,324 raste nga 154,084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,120 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë kurse numri i përgjithshëm, i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29,430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,774.












































