Një 33 vjeçar ka përfunduar në spital me plagë thike, jashtë rrezikut për jetën pas një me sende të forta dhe thika në një lokal në Ishëm të Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:
A. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes, kohë kur nis edhe ora policore, për shkak të masave të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.








































