Google search engine
Home Lifestyle Arbana zbulon sekretin e miqësisë jetëgjatë me Xhemin, shoqe për kokë

Arbana zbulon sekretin e miqësisë jetëgjatë me Xhemin, shoqe për kokë

0
255

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë dyshja më e ndjekur në showbiz. Miqësia e tyre dhe postimet  plot humor në rrjete sociale rrëmbejnë gjithmonë vëmendjen e fansave. Që në hapat e parë në Top Channel ato kanë qenë mikeshat ë të mira të njëra-tjetrës dhe shoqëria sa vjen e forcohet.

Po cili është sekreti i një miqësie kaq jetëgjatë?

Xhemi ka ndarë sot me ndjekësit një bisedë private me Arbanën, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ajo i kërkon shoqes së saj të mos publikojë më video me përgatitje sallatash, por diçka më të shijshme. Arbana siç duket i ka gjetur menjëherë pikën e dobët dhe i ka treguar se në darkë do të përgatisë sushi, që t’i lëshojë Xhemit goja lëng.

Ok. Unë do bëj një giveaway sot dhe s’do të ndjek”, i është përgjigjur Xhemi me shaka.

Arbana e ka ripublikuar bisedën dhe shprehet se këto momente e kanë bërë që të mos heqë dorë kurrë nga miqësia me Xhemin.

Kur më pyesin pse zgjat shoqëria juaj, ja urdhëro, se i punon mendja vetëm për shejtanllëqe që më shkrijnë gazit”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here