Google search engine
Home Aktualitet A do ketë kufizime të reja në festat e fundvitit? Zv.ministrja Rakacolli...

A do ketë kufizime të reja në festat e fundvitit? Zv.ministrja Rakacolli bën apelin e fortë për qytetarët

0
187

Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka dalë me një vendim për festat e fundvitit, nëse do të jenë në fuqi vetëm masat aktuale apo nëse do të ketë kufizime të tjera. Por sot zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u bëri apel qytetarëve që gjatë festave të tregohen të ndërgjegjshëm që të shmangin grumbullimet, duke qëndruar vetëm më familjarët. duke u sjellë sipas rekomandimeve: Me maska dhe duke u kujdesur për higjienën personale!

“Lufta kundër Covid nuk është luftë vetëm e një segmenti të popullsisë dhe kryesisht e mjekëve. Është luftë e të gjithëve. Nuk është një betë spitali, është një betëjë territori. Dhe është një betejë në rradhë të parë ndërgjegjësimi. Duhet të sillemi në një mënyrë ashtu siç rekomandohet, duke shmangur grubullimet, duke qëndruar vetëm me familjarët, duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur higjienën personale”.

Një ditë më parë, Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino, tha se në datë 31 dhjetor, nata e ndërrimit të Viteve vendi me shumë mundësi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00. Kjo për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona në ambiente të mbyllura.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Festat e fundvitit, ka menduar Komiteti i Ekspertëve për lehtësim të fashave orare gjatë festave, për shembull a do jetë vendi i mbyllur pas orës 22:00?

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here