Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Inspektori Shkëlqim Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale, informon se 37-vjeçari ka pësuar goditje cerebrale.
“Motra dhe vellezer!
Ervin Saraçi, zv/ Kryetari i Bashkise së Elbasanit, ka pesuar papritur një goditje cerebrale dhe ndodhet ne gjendje te rendë ne spital.
Ky djale i shkelqyer, intelektual,me cilesi e virtyte të një qytetari e besimtari model, ka nevoje sot per lutjet tona.
O Krijues i Gjithesisë, të lutemi Ty, ti behesh krah Ervinit, per të kaluar ketë sprovë”,- shkruan Shkëlqim Hajdari.









































