Google search engine
Home Bota Shembet ura në Itali, ujërat marrin përpara mjetin e emergjencës

Shembet ura në Itali, ujërat marrin përpara mjetin e emergjencës

0
263

Moti i keq që ka përfshirë Veriun e Italisë prej dy ditësh ka shkaktuar edhe problemet e para në këtë rajon.  

Pas transportit rrugor dhe atë hekurudhor që u mbyll për arsyeje sigurie, prurjet e mëdha të ujit kanë shembur një prej urave më të njohura të zonës.

Bëhet fjalë për urën e Venetos, duke marrë me vete dhe një mjet të emergjencave civile, por për fat tre punonjësit ishin në vend të sigurt.

Zjarrfikëset kanë kryer deri tani më shumë se 130 ndërhyrje duke evakuuar persona që gjendeshin në vështirësi.

Shirat e shumtë detyruan zyrtarët e Seria A që të shtyjnë edhe sfidën mes Udinezes dhe Atalantës, programuar për tu luajtur pasditen e sotme në Friuli.    https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=tirananews_al&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1335547032245694465&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftirananews.al%2Fshembet-ura-ne-itali-ujerat-marrin-perpara-mjetin-e-emergjences-video%2F&siteScreenName=tirananews_al&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here